AKU bllokon në Korçë dhe Pogradec, 308 mish të pakontrolluar

Autoritet Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar në Pogradec dhe Korçë 308 kilogramë mish nga kafshë të paregjistruara dhe identifikuara që nuk i janë nënshtruar kontrollit veterinar.

Në vazhdën e punës për disiplinimin e therjeve dhe të tregtimit të produkteve shtazore në funksion të sigurisë ushqimore, AKU ka evidentuar katër subjekte që tregtonin mish të prodhuar në mënyrë të kundraligjshme.

Konkretisht, trupa inspektuese e AKU ka konstatuar 190 kg mish vici të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Pando Strati” në Pogradec

-88 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Refije Kapri” në Pogradec.

-20 kg mish qengji të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Dhimitër Bucuku” Pogradec.

-10 kg mish derri të pasigurt e për rrjedhojë të rrezikshëm në subjektin “Theodhor Rembeci” në Korçë.

Për shkeljet e mësipërme ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 450.000 lekë, sekuestrim i 308 kg mish me destinacion asgjësimin.

AKU deklaron se ndaj një subjekti u mor masë bllokim i menjëhershëm i aktivitetit përpos mungesës së plotë të dokumentacionit ushtronte aktivitetin në kushte të rënda higjieno-sanitare.

Aktualitet

Archives