Shkollat e FETO-s në BeH mbi 200 mijë euro borxh tatimor

Dy shkolla private të lidhura me organizatën terroriste FETO që veprojnë në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevë, kanë borxh tatimor prej 235 mijë eurosh në këtë vend, treguan të dhënat e Drejtorisë së Taksave të BeH-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Taksave publikoi një listë të firmave, borxhi i të cilave tejkalonte shumën prej 25 mijë euro deri më 30 qershor të vitit 2018.

Në mesin e firmave me borxh tatimor gjenden dy shkolla të lidhura me FETO-n, të cilat pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 në Turqi u deklaruan të kenë ndryshuar pronarin, duke iu shitur fillimisht një firme amerikane e më pas një tjetër firme britanike.

Në listë shkollat në fjalë qëndrojnë me emrin “Kolegji Turk-Bosnjë” dhe “Gjimnazi Ndërkombëtar”, prej të cilëve e para vërehet të ketë borxh prej 151 mijë eurosh, kurse e dyta 84 mijë euro.

Ndryshe, shkollat të cilat më parë ushtronin veprimtari me emrin “Bosna-Sema”, pas 15 Korrikut kishin pësuar rënie të numrit të nxënësve.

Edhe pse pas tentativës për grusht shteti ishte deklaruar se i janë shitur fillimisht firmës amerikane “Global Education” e më pas asaj britanike “Richmond Park Education”, kryesia e këtyre shkollave ende përbëhej nga persona të lidhur me FETO-n, duke dëshmuar se këto shitje nuk ishin reale.

Aktualitet

Archives