Manastirliu: Jemi afër marrëveshjes me Pfizer, zotërojmë kapacitetet për llojet e vaksinave

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në një lidhje direkt në një nga mediat në vend, tha se Shqipëria është një nga shtetet që ka financuar për vaksinën antiCovid, duke treguar se po punohet në disa drejtime për sigurimin e vaksinës.

“Jemi duke punuar në disa drejtime për sigurimin e vaksinës. Nëpërmjet mekanizmit Covax ne jemi një nga 90 shtetet që kemi financuar për vaksinën dhe presim një mbulesë për 20% të popullatës. Sapo të vijë vaksina efektive dhe e certifikuar do të fillojmë vaksinimin me grupet prioritare siç janë mjekët, infermierët apo grupet e riskut”, tha Manastirliu.

Manastirliu bëri me dije se janë pranë një marrëveshje me kompaninë Pfizer, ndërkohë që po negociohet me AstraZeneca dhe Modernën, duke bërë me dije zotërojnë dhe kapacitetet për llojet e ndryshme të vaksinave.

“Jemi afër një marrëveshje me Pfizer. Jemi duke negociuar me kompaninë Moderna dhe AstraZeneca. Janë disa lloje vaksinash që kërkojnë zinxhir ftohës të ndryshëm dhe ne zotërojmë kapacitetet për llojet e ndryshme të vaksinave. Për Pfizer kemi disa frigoriferë që janë të disponueshëm. Për Modernën kemi në dispozicion depon e barnave të Agjencisë Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore apo dhe të Institutit të Shëndetit Publik, ndërsa për AstraZeneca kemi kapacitete të shtrira në të gjithë territorin”, tha Manastirliu.

Manastirliu gjatë lidhjes direkte, tha se mund të kemi një kombinim të vaksinave në varësi të disponibilitetit, sigurisë dhe efikasitetit duke theksuar se kryerja e vaksinës Covid nuk do të jetë e detyrueshme.

Duke folur për situatën, Manastirliu tha se kemi qëndrueshmëri të situatës epidemiologjike duke pasur parasysh rastet ditore, të shtruarit në spitale apo dhe fatalitetet.

Manastirliu i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat dhe të mos e ulin për asnjë moment vigjilencën.

“Kam një thirrje për qytetarët që të mos e ulin për asnjë moment vigjilencën edhe në këto ditë të fundit të vitit. Të kufizojnë sa më shumë kontaktet, të festojnë me familjen e tyre dhe të respektojnë rregullat, pasi vetëm kështu do t’ja dalim të kufizojmë përhapjen e infeksionit”, apeloi Manastirliu. Ata

Aktualitet

Archives