Çështja e detit me Greqinë/ Presidenti Meta: Zgjidhje të qëndrueshme që respekton Kushtetutën e Shqipërisë

Vullneti im, ka qenë dhe mbetet i palëkundur në përpjekje për një zgjidhje të qëndrueshme, që respekton Kushtetutën e Shqipërisë, vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si dhe të Drejtën Ndërkombëtare. Për këtë çështje, kam bërë gjithmonë përpjekjet e mia më të mira, për të ndihmuar dhe për të bashkëpunuar me të gjitha institucionet në vend, në radhë të parë me Qeverinë”, tha Presidenti Ilir Meta gjatë një interviste në medie lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Meta kërkoi që në lidhje me këtë çështje askush të mos guxojë të shkelë Kushtetutën dhe autoritetin e deleguar nga populli.

Mbi dekretin presidencial të Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale në detin Jon me 12 milje, Meta tha se “po bëjmë punën tonë për t’u njohur me të dhe efektet që mund të ketë për të drejtat tona, për të cilat i garantoj të gjithë, që do bëj çdo përpjekje për t’i mbrojtur në mënyrën më të qartë, në respekt të Kushtetutës, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë transparente dhe konstruktive”…

Ata

Aktualitet

Archives