Lideri i pozitës, Basha: Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos

“Po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos”. Këtë deklaroi pas takimit me krerët e degëve të PD-së, kreu demokrat Lulzim Basha, i cili paralajmëroi kryeministrin Rama se nuk shpëton dot nga përgjegjësia politike e ligjore që ka për vjedhjen e votave.

“Paralajmërim i qartë e prerë për Ramën. Asnjë përpjekje fasadë nuk e shpëton dot nga përgjegjësia politike e ligjore. Ai është kapur duke vjedhur zgjedhjet me bandat e krimit të organizuar.

Orët e fundit janë intensifikuar informacionet se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos.

Arrestimi i Dakos duhet të ndodhëte që kur dosja 339 faktoi se ai me të tjerë socialistë janë kapur në përgjime të prokurorisë për të tjetërsuar votën e qytetarëve të Durrësit e Shqipërisë. Mosarrestimi është bërë me urdhër të Ramës dhe për këtë flijoi edhe Fatmir Xhafajn”.

Ai shprehu vendosmërinë e opozitës për largimin e Ramës.

“Asgjë nuk ndryshon në vendosmërinë e opozitës së bashkuar dhe besimin e qytetarëve se vendi nuk mund të mbetet peng i një njeriu të kapur në vjedhje votash e krimi të organizuar që ka plaçkitur Shqipërinë për t’u pasuruar vetë dhe një grusht oligarkësh. Kupa është mbushur. Veprimi politik i opozitës  do vazhdojë të jetë masive, e qëndrueshme, e bashkuar. Nuk ka zgjidhje tjetër veç largimit të Ramës dhe një qeverie tranzitore. Edi Rama duhet të largohet. Me Ramën Shqipëria nuk do bëjë asnjë hap përpara”. abcnews.al

Aktualitet

Archives