Dhuna ndaj mjekut, Manastirliu: Agresorët të marrin dënimin maksimal

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dënon me forcë agresorin ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit.

Në profilin e saj në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se duhet menjëherë të vihet në zbatim urdhri i nënshkruar prej saj të shtunën.

“Dënoj me forcë agresionin e dhunshëm ndaj mjekut në urgjencën e spitalit të Durrësit.
Autorët e sulmit barbar të marrin dënimin maksimal që jep ligji”, shkruan Manastirliu.

“Të vendosur në zbatimin e Urdhrit për regjimin e ri në spitale. ‬Asnjë familjar në shërbimin e urgjencës dhe respektim i orareve të vizitave në çdo spital!‬ ‪Fund dhunës ndaj bluzave të bardha”, vijoi Ministrja Manastirliu.

Regjimi i ri që do të aplikohet në spitale, qofshin ato bashkiake apo rajonale, ka hyrë në fuqi, ndërsa urdhri i firmosur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu synon vendosjen e disiplinës lidhur me vizitat e familjarëve të pacientëve.

Urdhri përcakton orare fikse të vizitave të familjarëve dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku. ata

Aktualitet

Archives