“Vllaznia” merr dekoratën “Nderi i Kombit”

Presidenti  Ilir Meta vlerësoi sot, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, Shoqërinë Sportive “Vllaznia” gjatë një ceremonie të zhvilluar në Bashkinë e Shkodrës, ku ishin të pranishëm deputetë të qarkut, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi, autoritete vendore, figura dhe personalitete të sportit e të kulturës, dhe shumë qytetarë.

Presidenti Meta e çmoi këtë Shoqëri Sportive me Dekoratën “Nderi i Kombit me motivacionin: “Si njëra ndër shoqëritë e para intelektuale në Shqipëri, me kontribut e rezultate historike në fushën e sportit, fidanishte e talenteve që kanë mbështetur Vllazninë dhe Ekipin Kombëtar, e dalluar për sportistët e skuadrat e saj cilësore. E veçantë në manifestimin e vlerave më të mira të sportit, duke merituar respektin dhe dashurinë e madhe të qytetarëve shkodranë dhe të gjithë shqiptarëve”.

“Shoqëria ‘Vllaznia’ ngelet një nga shembujt më të civilizuar të rezistencës dhe aspiratës shqiptare për liri e progres shoqëror. Jehona e aktivitetit të saj i dha hov të mëtejshëm  jetës shoqërore në qytet, duke e përjetësuar emrin e saj me atë të klubit të parë sportiv shqiptar ‘Vllaznia’. Një ndër Klubet që ka shkruar faqe të ndritura suksesi në sportin shqiptar, por edhe në përfaqësimin ndërkombëtar të vendit”, tha Meta në ceremoninë  e rastit.

Me këtë rast Presidenti i Republikës përuroi edhe memorialin me pllakatin nderues në mjediset e jashtme të Bashkisë së Shkodrës. ata

Aktualitet

Archives