Kush e shpiku orën?

Njeriu primitiv mësoi të ndajë kohën në muaj duke vëzhguar Hënën, e cila kthehet në të njëjtin pozicion çdo 28 ditë, shkruan focus.it.

Priftërinjtë dhe astronomët babilonas filluan ta ndajnë ditën në 24 orë, rreth vitit 3 000para Krishtit, por instrumentet e para për matjen e kohës u shpikën në Egjipt, rreth 1 500 vjet më vonë.

Orët në antikitet kishin një bosht druri të ndriçuar nga dielli, që i bënte hije një numri të shkallëzuar.

Pak më pak se dy shekuj më vonë, egjiptianët shpikën edhe orën e ujit, një vazo të thjeshtë nga e cila lëngu pikonte nëpër një vrimë.

Koha përcaktohej në bazë të sasisë së ujit të mbetur në kavanoz.

Orët e para mekanike u shpikën në Evropë, rreth vitit 1 200 pas Krishtit.

Por, ato nuk ishin të sakta.

Kështu, mesdita evidentohej kur Dielli arrinte pikën më të lartë në horizont.

Të parët që e organizuan kohën siç e njohim sot do të kishin qenë babilonasit.

Falë tyre, ndarja e vitit ishte në 12 muaj, për shkak të 12 fazave të hënës, dhe për këtë arsye ishte logjike të ndahej dita dhe nata në 12 faza të dritës dhe 12 të errësirës, ​​domethënë 24 orë.

Gjithmonë supozohet se babilonasit vendosën t’i ndajnë orët në 60 minuta dhe minutat në 60 sekonda, sepse 60-a ishte numri më i madh për të cilin babilonasit kishin dhënë një emër (sistemi sexagesimal). ata

Aktualitet

Archives