Biden: Nuk ka gjasa të vizitoj Ukrainën gjatë turit në Evropë dhe Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi sot se nuk ka gjasa që ai të vizitojë Ukrainën gjatë turit të tij të ardhshëm në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët, në Rehoboth Beach në shtetin e Delaware, Biden shprehu shqetësimin se një vizitë e tij mund të shkaktonte vështirësi ose shpërqendrim për qeverinë ukrainase.

Presidenti amerikan Biden po merr pjesë në takimin e G7 në Gjermani që filloi të dielën, dhe me pas ai do të udhëtojë në Madrid në kuadër të samitit të NATO-s.

Një udhëtim tjetër është planifikuar në Lindjen e Mesme në mes të korrikut.

Biden nuk e ka vizituar Ukrainën që nga pushtimi rus më 24 shkurt. Ai vizitoi Poloninë në muajin mars, ku u takua me trupat amerikane të vendosura në kufirin lindor të NATO-s.

Bashkëshortja e tij, Jill Biden zhvilloi një vizitë të papritur në Ukrainë në muajin maj, ku u takua me Olena Zelenska, bashkëshorten e presidentit ukrainas, Volodomyr Zelensky dhe refugjatët në Uzhorod në perëndim të vendit. ata

Aktualitet

Archives