Kualifikimet për EURO 2020: Shqipëria nikoqir i Turqisë

Ndeshja e cila tërheq vëmendjen më të madhe është padyshim përballja në grupin H në Shkodër, ku për një tre pikësh do të përballen Shqipëria dhe Turqia.

Sot në orar janë shtatë ndeshje të raundit të parë kualifikues për Kampionatin Evropian të vitit 2020, në grupet “A”, “B” dhe “H”.

Ndeshja e cila tërheq vëmendjen më të madhe është padyshim përballja në grupin H në Shkodër, ku për një tre pikësh do të përballen Shqipëria dhe Turqia.

Nga ekipet tjera të rajonit, veçojmë duelin e grupit A, në të cilin në Sofje do të përballen Bullgaria dhe Mali i Zi, raporton Anadolu Agency (AA).

Kampioni botëror, Franca, kualifikimin për në Evropian do ta nisë kundër Moldavisë në fushë mysafire. Këto dy kombëtare ndodhen bashkë në grupin J.

Derbi i mbrëmjes do të luhet në Lisbonë në kuadër të grupit grupin “B”, ku Portugalia do të masë forcat me Ukrainën.

Veçojmë edhe përballjen Angli-Republika Çeke në Londër në kuadër të grupit A.

– Çiftet e ndeshjeve që luhen sot

Ora 18:00

SOFJE:Bullgaria Mali i Zi (grupi “A”)

20:45

LONDËR: Anglia-Republika Çeke (“A”)

LISBONË: Portugali-Ukrainë (“B”)

LUKSEMBURG: Luksemburgu-Lituani (“B”)

KISHNJEV: Moldavia-France (“H”)

ANDORA LA VELA: Andorra-Islanda (“H”)

SHKODËR: Shqipëria-Turqia (“H”)

Aktualitet

Archives