Kombëtarja turke sot udhëton për në Shqipëri

Ndeshja për eliminatoret e EURO 2020 mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të zhvillohet më 22 mars në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Kombëtarja e Turqisë në futboll sot do të udhëtojë me një avion privat nga aeroporti “Sabiha Gökçen” në Stamboll drejt Tiranës për ndeshjen e fazës eliminatore të EURO 2020 në grupin H kundër Shqipërisë.

Përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë ekipi është duke i zhvilluar që nga fillimi i javës në Stamboll nën drejtimin e trajnerit të ri, Şenol Güneş.

Trajneri turk Güneş një ditë para ndeshjes, më 21 mars në stadiumin “Loro Boriçi” do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 18.30. Menjëherë pas kësaj kombëtarja e turke do të bëjë në stadiumin “Loro Boriçi” përgatitjen e fundit para ndeshjes.

Ndeshja mes kombëtareve të Shqipërisë dhe Turqisë do të fillojë në orën 20.45.

– Lista e kombëtares turke për ndeshjen me Shqipërinë

Portier: Mert Günok (Medipol Başakşehir), Muhammed Şengezer (Bursaspor), Uğurcan Çakır (Trabzonspor), Sinan Bolat (Royal Antwerp).

Mbrojtje: Gökhan Gönül (Beşiktaş), Mehmet Zeki Çelik (Lille), Çağlar Söyüncü (Leicester City), Kaan Ayhan (Fortuna Düsseldorf), Merih Demiral (Sassuolo), Ozan Kabak (Stuttgart), Hasan Ali Kaldırım (Fenerbahçe), Emre Taşdemir (Galatasaray).

Mesfushor: Deniz Türüç (İstikbal Mobilya Kayserispor), Efecan Karaca (Aytemiz Alanyaspor), Yusuf Yazıcı (Trabzonspor), Dorukhan Toköz, Oğuzhan Özyakup, Güven Yalçın (Beşiktaş), Emre Belözoğlu, İrfan Can Kahveci, Mahmut Tekdemir (Medipol Başakşehir), Okay Yokuşlu (Celta Vigo), Yunus Mallı (Wolfsburg), Emre Kılınç (Demir Grup Sivasspor), Hakan Çalhanoğlu (Milan).

Sulmues: Burak Yılmaz (Beşiktaş), Cenk Tosun (Everton).

Për fazën eliminatore të EURO 2020 Shqipëria dhe Turqia do të jenë në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Aktualitet

Archives