Borchardt: E paprecedentë djegia e mandateve, kundër bojkotit të zgjedhjeve

 Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchard deklaroi sot se, vendimi i opozitës për të djegur mandatet është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, sepse është fitili që i vë flakën më pas të gjithë sistemit të demokracisë parlamentare.

Ai i bëri këto komente në një prononcim për mediet, pas prezantimit të masterit ndërdisiplinor në fushën e kriminalistikës. I pyetur nëse do të njihen nga OSBE zgjedhjet lokale pa opozitën, Borchardt theksoi se, “kjo varet sesi do të zhvillohen zgjedhjet dhe nga gjetjet e vëzhguesve tanë në terren dhe unë këtë s’e parashikoj dot. Në fakt dua të them se ne e shkurajojmë bojkotin zgjedhor”.

“Shqipëria për shumë kohë ka qenë shtyllë apo simbol stabiliteti në rajon, tashmë shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent. Është kritikuar nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar, sepse ndez fitilin që vë flakën më pas në të gjithë sistemin e demokracisë parlamentare. Dhe pastaj pyetja e radhës do të ishte: Kur do të kemi atë parlamentin që e ka mandatin 4-vjeçar që përfundon për 4 vite? Këtë herë politikanëve iu erdhi ideja që vetëm në 2 vjet dhe jo në 4 të digjnin mandatet e tyre. Kurse herën tjetër ata mund të gjejnë argumente për një vendim të tillë edhe pas 8 muajsh, 10 muajsh apo një viti. Dhe në fakt ky do të ishte shembull shumë i keq për të tërë rajonin. Ju e dini që në shumë shtete ka opozita që e bojkotojnë parlamentin. Dhe do të thoja se një gjë e tillë nuk funksionon. Ky nuk është fare thelbi i demokracisë parlamentare”, tha Borchardt.

I pyetur nëse do të ishte gjëja e duhur miratimi i reformës zgjedhore me deputetët e rinj në Kuvend, Borchardt tha se, “ligjërisht po. Pastaj, a është vendim i pjekur politikisht? Kjo është çështje tjetër, sepse ne në fakt nxisim dialog në lidhje me reformën zgjedhore”.

Borchardt gjithashtu theksoi se, OSBE i ka bërë thirrje të gjitha partive që të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, gjë që është normale.

“Nga ana tjetër, – tha ai, – në lidhje me mosregjistrimin ende, në fakt dje i kemi bërë thirrje të gjitha partive që të sjellin kandidaturat për anëtarë”. ata

Aktualitet

Archives