Kryeninistri Rama: Protestë më të turpshme s’ka patur e s’do ketë, gëzon ata që e nxisin dhe Kremlinin

Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me qytetarë në rrjetin e tij social në Facebook lidhur me protestat e ditëve të fundit kundër rritjes së çmimeve u shpreh se ” kjo është një protestë e ‘turpshme’ që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri dhe as nuk do të ndodhë”.

“Ka pasur edhe protesta të dhunshme, ka pasur edhe protesta që kanë degraduar në një formë e në një tjetër, por protestë më të turpshme se kjo s’ka pasur edhe as nuk do të ketë ndonjëherë. Për çfarë protestohet sot? Kundër kujt protestohet? Të gjitha vendet që po e përjetojnë me të njëjtin shqetësim kërcimin e çmimeve, por po protestojnë kundër agresionit rus mbi Ukrainën, askush nuk ka protestuar kundër qeverisë së vet. Çdo qeveri mund të ketë një mijë arsye për të protestuar kundër saj, por nuk mund të protestohet kundër qeverisë për shkak të pasojave të një lufte që nuk e ka nisur kjo qeveri, e nuk e ndal dot kjo qeveri”, – tha Rama.

“Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste tha që ‘mos ta lëmë të na shpëtojë kjo mundësi, se nuk e kapim dot më’. Po ç’lidhje ka qeveria e Shqipërisë me rritjen lineare të çmimeve në të gjithë botën?!” – tha Rama.

Kryeministri u shpreh se atë e alarmon diçka tjetër, cenimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb e shtet nga ky reagim, i cili mund të gëzojë ata që e nxisin dhe ata që janë me Kremlinin. ata

Aktualitet

Archives