Kryeministri Rama: Përjashtojmë kategorikisht shkurtimet e energjisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria e përjashton kategorikisht mundësinë për shkurtime të energjisë elektrike, ndërsa vendet e tjera kanë plane për shkurtime.

Në një takim me fermerë në Derviçan, Dropull, Rama u ndal te situata e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe masat që ka marrë qeveria për të mbajtur nën kontroll inflacionin e luftës.

“Situata është kaq skandaloze, kaq e rrezikshme, sa që po flitet për luftë bërthamore si ndonjë lojë luftash në lagje. Është kulmi që një bombë bërthamore zhduk për 45 minuta, 45 milionë njerëz. Paralelisht me këtë debat zhvillohet një luftë reale, por që këtu ka ardhur në formën e inflacionit edhe të krizës energjetike. Inflacioni i luftës është i tmerrshëm, një mostër që të kap kudo që të jesh në sekondën që ti fut dorën në xhep të blesh diçka dhe është kaq i rrezikshëm, sa nuk ndalet së marri gjithmonë e më shumë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se bota ka hyrë në një epokë të re kërcënimesh dhe rreziku të madh, por i takon qeverisë të bëjë çmos për të lehtësuar situatën ekonomike.

“Ne kemi marrë një vendim pa filluar lufta, atëherë kur në diskutimet në politikën europiane flitej për krizë. Vendosëm të mos e rrisim çmimin e energjisë ndaj sot e kemi inflacionin më të ulët në rajon. Vendet e tjera e kanë dyshifror dhe po shkojnë drejt 20%  ndonjë vend, tmerr”, tha ai.

Kryeministri shtoi se edhe në periudhën e reshjeve vendi siguron vetë 75% të energjisë që konsumon dhe për pjesën tjetër duhet të dalë në treg.

“Nuk mund t’u faturojmë pensionistëve dhe të tjerëve ato çmimet e llahtarshme të tregut. Edhe ata që konsumojnë mbi 800 kW dhe kanë të ardhura më të larta prapë goditen nga çmimi i energjisë. Po e shtyjmë vendosjen e fashës dhe po rrimë me dorën në zemër çdo të bëjmë në nëntor se nuk janë mirë balancat”, tha Rama.

Ndërkohë kryeministri theksoi se qeveria ka bërë një paketë mbështetëse për përballlimin e inflacionit, pro kjo nuk ishte e mjaftueshme.

“Ishte 3 muaj, u harrua. Vera solli të ardhura të rëndësishme nga turizmi për shumë njerëz në zinxhirin ekonomik por sot kudo në Europë e në botë flitet se po vjen dimri më i vështirë pas Luftës së Dytë Botërore, pasi ky është basti i Carit të Rusisë, të gjunjëzojë Perëndimin duke e detyruar të futet në një spirale pamundësie, që fillon me energjinë, por reflektohet te çmimet”, tha ai. ata

Aktualitet

Archives