Shqipëri – Shtrëngimi i kushteve për patentë, DPSHTRR: Më pak aksidente në rrugë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se në periudhën janar-shtator të këtij viti ra numri i aksidenteve rrugore.

“884 aksidente rrugore gjatë periudhës janar-shtator 2022, 32% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, 14% më pak se në 2021-shin. 23% më pak viktima për 1 milion banorë, sesa në vitin 2021, 54 viktima për 1 milion banorë projeksioni për vitin 2022, na bën vendin me uljen më të lartë të numrit të viktimave nga aksidentet rrugore, krahasuar me mesataren e BE”, thuhet në një postim të DPSHTRR-së në rrjetet sociale.

Referuar statistikave të DPSHTRR-së, gjatë kësaj periudhe u shënuan 122 viktima në aksidente rrugore, ose 19% më pak krahasuar me 2021

DPSHTRR vlerëson se ka 56 % më shumë progres duke kryesuar listën e vendeve të rajonit dhe BE, sa i takon objektivit për përmirësim.

Përgjatë kësaj periudhe, sipas statistikave janë 1257 qytetarë të përfshirë në aksidentet rrugore, ose 29% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë me vitin 2018 dhe 10% më pak se në vitin 2021

“Këto rezultate, kur përdoruesit e rrugës vetëm rriten, shtuar dhe fluksit tranzit sezonal e turizmit, ndërsa aksidentet rrugore ulen, provojnë se ky sukses s’do qe i mundur pa edukim e ndërgjegjësim më i mirë, kontroll rrugor e masa më të forta, lejedrejtimi më të merituara, mjete rrugore më të sigurta dhe rrugë dhe sinjalistikë më e mirë”, thotë DPSHTRR.ata

Aktualitet

Archives