Kreu i PD, Berisha: Vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se “vendimi për bojkot të mësimit parandalon shuarjen e universiteteve”.

“Sot, universitetet e vendit ishin në grevë. Dhe unë dua të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata punonjësve të universiteteve dhe studentë që iu përgjigjën thirrjes së sindikatave të tyre për të nisur një grevë të fuqishme, e cila ka objektiv kryesor realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve. Pas qëndrimit cinik, arrogant të papërgjegjshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit”, tha Berisha.

Sipas tij, “ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona”.

“Pedagogët, studentët dhe punonjësit e universiteteve nuk duan asgjë tjetër veçse ato që sot gëzojnë kolegët e tyre të Universitetit të Prishtinës. Sot në Universitetin e Prishtinës, pagat janë afërsisht dy herë më të larta se sa në Universitetin e Tiranës. Qeveria e Kosovës për shkak të rritjes së çmimeve vendosi të japë për çdo student 100 euro, në mënyrë që ata të përballojnë rritjen e çmimeve dhe qirave. Universiteti i Prishtinës ka një buxhet gjashtë deri në tetë herë më të lartë se ai i Tiranës për kërkimet shkencore. Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës ka një buxhet qartësisht më të ulët se Shqipëria, por në Shqipëri qindra-milionë euro vidhen për tre djegësa, që de facto nuk ekzistojnë”, tha ai. ata

Aktualitet

Archives