Kryeministri Rama ndër të ftuarit në dasmën e vajzës së Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, martoi vajzën më të vogël, Sumeyye me industrialistin Seluck Bayraktar.

Në ceremoninë ku ishin ftuar 6 mijë vetë nga brenda dhe jashtë vendit të zhvilluar nën masa të sigurisë së lartë, mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ceremonia martesore u zhvillua në Qendrën e Shfaqjeve Yahya Kemal Beyatlı në lagjen Kuçukçekmece të Stambollit.

Erdogani dhe gruaja e tij Emine kanë katër fëmijë, dy djem të quajtur Burak dhe Bilal, si dhe dy vajza të quajtura Esra dhe Summeyye.

Në dasmë kanë marrë pjesë presidenti i 11-të i Turqisë Abdullah Gul, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar, anëtari i Presidencës treshe të Bosnjës Bakir Izetbegoviç, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Pakistanit Nawaz Sherif, si dhe zyrtarë qeveritarë, biznesmenë dhe artistë të shumtë.

Aktualitet

Archives