Reshje të dendura shiu; gjysma e qytetit në Shkodër pa energji elektrike

Reshjet e dendura të shiut të rëna në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Shkodrës kanë shkaktuar përnbytjen e njërit prej nënstacioneve elektrike të këtij qyteti. Bëhet fjalë për nënstacionon elektrik të Dracinit, në hyrje të qytetit.

Reshjet e shiut kanë bërë që në nënstacion të ketë prezencë uji deri në një metër. Në këto kushte, punonjësit e këtij nënstacioni kanë stakuar furnizimin me energji dhe është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikëseve për të nxjerrë ujin nga nënstacioni.

Për rreth katër orë, gjysma e qytetit dhe disa fshatra nuk kanë pasur energji elektrike.

Pas heqjes së ujit dhe nderprerjes së reshjeve të shiut, situata në nënstacion është normalizuar dhe energjia elektrike është rikthyer.

Ndërkohë, nga reshjet e shiut në formë stuhie që ranë sot nuk raportohet të ketë dëme të tjera.

Aktualitet

Archives