Kryeministri Rama bën betimin si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme

Kryeministri Edi Rama bëri betimin si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme pasditen e sotme në Presidencë.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Edi Rama u betua duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Sipas njoftimit nga zyra e Presidentit Ilir Meta, ky i fundit duke i dorëzur dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës. ata

Aktualitet

Archives