Protesta e 16 shkurtit, Paloka: Shqiptarët të ngrihen për hallet e tyre

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike u mblodh pasditen e sotme për të ndarë deputetët që do të organizojnë protestën e thirrur në 16 shkurt në Tiranë. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka theksoi se qëllimi i këtyre protestave lidhet me të përditshmen e qytetarëve.

“Nëse qytetarët nuk reagojnë atëherë siç po duket nga dita në ditë çdo gjë do të shkojë keq e më keq. Kushdo që ka një hall, çdo qytetar duhet të kuptojnë dhe kaq na e dhanë të kuptojmë edhe studentët, edhe protestuesit e Astirit, që kushdo që ka një hall duhet të ngrihet dhe të protestojë ndaj Edi Ramës”, – tha Paloka.

I pyetur për deklaratën e ambasadorit të BE se vendi i të zgjedhurve të popullit është në parlament, Paloka tha se dy javë më parë, ambasadori i BE-së deklaroi hapur se lufta ndaj krimit në Shqipëri ka mbaruar. “Më mirë se sa shqiptarët që kërkojnë të integrohen në Europë, më mirë se sa ne që jemi viktima të këtij regjimi nuk mund ta kuptojë asnjë tjetër”, tha Paloka. ata

Aktualitet

Archives