Kryeministri i Shqipërisë: Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë

Kryeministri Edi Rama ka dënuar sot sulmin terrorist në Vjenë mbrëmjen e së hënës.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale drejtuar kancelarit austriak Sebastian Kurz, Rama është shprehur, “zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Europës sonë”.

“Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka theksuar Rama.

“Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm”, ka shtuar kryeministri Rama.

“Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, ka përfunduar Rama. Ata

Aktualitet

Archives