Italia drejt një shtetrrethimi kombëtar për shkak të Covid-19

Kryeministri italian, Giuseppe Conte do të njoftojë sot në mbrëmje detajet e një shtetrrethimi kombëtar dhe kufizimeve të udhëtimit drejt rajoneve të klasifikuara tashmë në funksion të rrezikut të tyre shëndetësor, sepse ai gjykon se situata është e rëndë në Itali.

“Të qëndrojmë të bashkuar në këtë moment dramatik”, theksoi sot Giuseppe Conte duke folur para Dhomës së deputetëve, para finalizimit të një dekreti tjetër të masave për luftën kundër përhapjes së virusit.

“Prioritet është mbrojtja e shëndetit”, theksoi ai duke deklaruar se ishte shumë i ndërgjegjshëm për nervozizmin e qytetarëve, duke iu referuar manifestimeve të dhunshme këto ditët e fundit në disa qytete të vendit.

Në Itali nuk është momenti për një kufizim të dytë të përgjithshëm, por qeveria kërkon tashmë të vendosë në nivel kombëtar kufizime në qarkullimin e personave në orët e vona të mbrëmjes”, theksoi Conte.

Dhe Italia do të ndahet me tri zona rreziku të pajisura me masa kufizuese sipas niveleve. Vendosja e një rajoni në një prej këtyre tre kategorive do të vendoset nga Ministria e Shëndetësisë duke marrë parasysh treguesin e transmetimit të virusit, praninë e vatrave të përhapjes dhe përqindjen e shtretërve të lirë në spitale.

Italia parashikon gjithashtu të kthejë disa masa të tjera në nivel kombëtar si më shumë mësim në distancë, një kapacitet maksimal të reduktuar në 50% në transportin publik, mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë, mbylljen e muzeve dhe ekspozitave si dhe ndalimin e lojërave video në bare dhe vende të tjera.

Ata

Aktualitet

Archives