Keri: “Air Albania” drejt destinacioneve ku janë shqiptarët

Sektori i transportit ajror në vendin tonë, po njeh një dinamikë zhvillimi me trend gjithnjë e në rritje dhe këtë e tregojnë shifrat e pasagjerëve, numri i shtuar i fluturimeve apo edhe i linjave direkte.

I ftuar në studion e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri deklaroi se “transporti ajror në vendin tonë ka filluar një trend rritës që prej vitit 2013 pasi nga vitin 2011 deri në vitin 2013, rendimenti rritës i këtij transporti, ishte në rënie për herë të parë në 10 vite përpara vitit 2011. Nga vitin 2013 e në vazhdim, ky rend rënës u çbë dhe ne sot kemi rritjen e përpara vitit 2011, ku një faktor i rëndësishëm janë dhe fluturimet çarter. Pra zhvillimi i sektorit të turizmit në vendin tonë që ka sjellë rritje dhe rritja sot nuk është një rritje normale, por është 2 shifrore”.

Ai theksoi se edhe shifrat që po vijnë në 2 muajt e parë të këtij viti, referuar muajit janar i cili përmban volumin më të ulët për gjatë gjithë vitit rritja aty ka qenë te 4%, ndërsa në shkurt rritja ka qenë 14% sërish dhe presim që edhe këtë vit rritja të jetë 2 shifrore.

Keri gjatë kësaj interviste foli edhe për linjën më të re shqiptare “Air Albania”, e cila sipas tij është një ogur i mirë në këtë fazë zhvillimi për Aviacionin Civil Shqiptar.

Ai tha se ”është pjesë e strategjisë së Qeverisë në zhvillimin e këtij sektori për të qenë një shtyllë mbështetëse e gjithë sektorëve të ekonomisë, veçanërisht sektorit turistik. Ky sektori ka pësuar një rritje të jashtëzakonshme që nga viti 2013. Numrat e fundit duke vlerësuar edhe vitin 2018, tregojnë për një rritje rreth 1 mijë e 80% që nga 2013. Pra në qoftë se në vitin 2013 kishim 25 mijë pasagjerë të fluturimeve çarter, viti 2018 u mbyll me 296 mijë vetëm fluturime carter, pra këta janë turistë të ardhur nga ajri”.

Keri tha se ” edhe “Air Albania” erdhi si një domosdoshmëri duke e konsideruar faktorët edhe tipologjinë e Shqipërisë përsa i përket transportit ajror. Sjell në vëmendje përveç faktit që shqiptarët nuk kanë mundur të fluturojnë të gjithë në këto vite për shkak të tarifave, “Air Albania” do të bëjë pikërisht këtë,  do të ulë çmimet dhe do të ofrojë më shumë destinacione pra aty ku janë shqiptarët. Në vitin 2018 ishin 3 milion pasagjerë, ne bëjmë një ndarje aty ku vetëm 5 mijë pasagjerë organik që janë pasagjerët që udhëtojnë më shpesh dhe është numri unik i pasagjerëve, pra pjesa më e madhe e shqiptarëve nuk fluturuan, dhe prandaj Air Albania do të ofrojë çmime më të mira dhe të përballueshme, por edhe në destinacione ku shqiptarët jetojnë”.

Në intervistën për ATSH, Drejtori i këtij Autoritetit solli në vëmendjen se që nga datën 1 prill, Swiss Air fillon për here të parë fluturimet e linjës direkte nga Tiranë në Zyrih.

“Unë jam takuar me këto kompani. Sigurisht interesi është i lartë jo vetëm i kësaj kompanie, por edhe shumë kompanive të tjera të cilat kanë interes të operojnë në tregun tonë dhe kjo na motivon për strategjinë tonë të Aviacionit Civil.  Ne duhet të kemi mundësi të akomodojmë këto nevoja të këtyre kompanive që na drejtojnë kërkesën, pasi në dekadën e fundit ose dy dekadat e fundit në BE dhe me gjerë, ka lindur një model i ri në aviacionin civil pra modeli i kompanive low cost. Si term mund të mos thotë shumë detaje, por këto kompani janë shumë sensitive kundrejt çmimeve si dhe infrastrukturës që përdorin si dhe tarifat ku ato operojnë”, sqaroi Krislen Keri.

Janë rreth 296 mijë pasagjerë që fluturuan me udhëtimet çarter, tha Keri duke theksuar se në 2019 pritet që kjo shifër të jetë akoma më e lartë.

“Udhëtimet vijnë kryesisht nga Europa Qendrorë, Lindore dhe ajo Veriore Flasim këtu për Çekinë, Poloninë. Kemi pasur udhëtime nga Ukraina vitin që shkoi nga vendet nordike si Suedia apo edhe Norvegjia”, theksoi Drejtori Ekzekutiv i Aviacionit Civil Shqiptar. ata

Aktualitet

Archives