Ngjarja në Shkodër, Lleshaj: Angazhim maksimal për të siguruar qetësi e rend për qytetarët

Dy vëllezër, janë vrarë mëngjesin e sotëm në Shkodër në zonën e njohur si “Zooteknike”, teksa po dilnin nga banesa e tyre.

Sipas njoftimit të policisë së Shkodrës, “shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët pas ngjarjes janë larguar me një automjet i cili është gjetur duke u djegur në një rrugicë në brendësi të lagjes ku ka ndodhur ngjarja”.

Në ndihmë të Policisë së Shkodrës janë vënë forcat FNSH Shkodër, ku janë ngritur pika kontrolli, si dhe po bëhet krehja në një perimetër të gjerë të zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Gjithashtu nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është nisur një grup i posaçëm me ekspertë dhe drejtues të Policisë Kriminale dhe asaj të Rendit për t’ju bashkuar grupit hetimor të ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që çdo informacion sado të vlefshëm që mund të kenë të njoftojnë  në numrin 112 ose në numrin 0 69 410 2147 duke ju garantuar ruajtjen e plotë të  anonimatit.

Ndërkaq lidhur me ngjarjen, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilluar në Shkodër një takim me strukturat e Policisë Vendore.

Ministri tha se “sot tentakulat e krimit të organizuar kanë arritur përsëri të godasin. Me gjitha goditjet që janë bërë ndaj këtij krimi e shohim se mbetet akoma shumë për të bërë”.

“Dua të garantoj të gjitha qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë vendit, se Policia e Shtetit dhe strukturat e tjera janë të angazhuara maksimalisht për të fituar këtë luftë”, tha Lleshaj.

Për këtë arsye, deklaroi ministri, kemi vendosur të ngarkojmë në krye të detyrës për policinë e Shkodrës Niko Brahimin, një nga drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit.

“Ai do të punojë për të siguruar atë që Shkodra meriton”, tha ministri Lleshaj. ata

Aktualitet

Archives