Erdogan falënderon popullin që e nxori të parën partinë e tij në zgjedhjet vendore

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) falënderoi popullin që e nxorën të parën Aleancën Popullore, që Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) kishte krijuar me Partinë e Lëvizjes Nazionaliste (MHP).

as Stambollit rezultatet e zgjedhjeve vendore Presidenti Erdoan i vlerësoi edhe në kryeqytetin e vendit, Ankara, për qytetarët e mbledhur para selisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Erdogan gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij ndaj qytetarëve me orgjinë kurdë, të cilët i dolën në mbështetje Aleancës Popullore dhe ndjeshmërisë së kësaj aleance për të ardhmen e vendit, si dhe i përgëzoi të gjithë të zgjedhurit në njësitë e qeverisjes vendore.

Aty ku nuk janë marrë dot rezultatet e dëshiruara, unë mendoj se “nuk kemi hyrë sa duhet në zemrat e njerëzve”, theksoi Presidenti Erdoan, ndërsa shtoi se është detyrë e tyre që të evitojnë mangësitë.

Aktualitet

Archives