Italianët dhe grekët monitorojnë hapësirën ajrore shqiptare

Prezenca e avionëve   të vegjël  në qiejt e vendi tonë  për të cilët autoritet shqiptare nuk kanë dijeni, në sytë e gjithkujt dukej çudi. Por sot pas tre ngjarjesh të faktuara për thyrjen e kufinjve  ajrore është fakt se Shqipëria  ka një pikë të dobët në mbrojtjen e hapësirës ajrore edhe pse aderon në aleancën më të madhe të sigurisë, në NATO.

Po si mbrohet hapësira ajrore e një vendi anëtar të Nato-s e konkretisht kufijtë e Shqipërisë?  Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  vendi ynë ka bërë një marrëveshje  për policimin ajror dhe  Nato ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje përkatëisht Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.

Meqënse nuk disponon radar primar,  monitorimi i kësaj hapësire bëhet në bashkëpunim me NATO-n dhe ne marrim informacionin që ka NATO nga radarët e saj për hapësirën tonë ajrore. Në rastin konkret,  të defektit rrëzimit të avonit sportiv të tipi “piper” në Ishëm të Durrësit, qëndrat e vëzhgimit ajror të NATO-s me të cilat autoritetet shqiptare  shkëmbejnë informacion të integruar, nuk kanë njoftuar qëndrën tonë të kontrollit.

Konkretisht Italia dhe Greqia,  me të cilat ne kemi marrëveshje për policimin ajror,  nuk kanë informuar pjesën tonë ushtarake për fluturim të paligjshëm. Kjo ndoshta edhe për faktin se në kushtet kur fluksi i fluturimeve është shtuar ndjeshëm, monitorimi i fluturimeve në lartësi të ulëta dhe shumë të ulëta është sfidë edhe për vendet e rajonit dhe më gjerë të cilat janë të pajisura me sistem më të përparuar  kontrolli se ne.

Monitorimi i hapësirave ajrore të rajonit tonë, NATO,  e kryen nga  Torrjen  të Spanjes  ku është është qendra e monitorimit ajror dhe e cila furnizohet me infomacion  nga  dy baza të mëdha ushtarake në Greqi Dhe Itali.

Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbahen në monitorim,  baza ajrore e vendosur në Madrit të Spanjës  njofton  autoritet e vendeve që i janë cënuar kufinjtë,  dhe njëkohësisht vendos te ngrejë në fluturim avionet F16 apo modele te tjera ne mënyrë që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar apo paligjshem fluturues.

Aktualitet

Archives