Prokuroria shqiptare liroi pilotin Italian, do të hetohet në gjendje të lirë

Piloti Italian Guido Andrea Guidi pranon të bashkëpunoj me drejtësinë shqiptare, kundrejt hetimit të tij në gjendje të lirë.

Kjo marreveshje, mësohet se është bërë nga prokuroria për krime të rënda e cila ka urdhëruar lirimin e tij nga burgu duke kërkuar të mos largohet nga Shqipëria dhe të jete i gatshëm në çdo kohë para hetuesve. Këto burime thonë se italiani Guidi ka treguar se ka ardh edhe dy herë teë tjera në Shqipëri për të verifikuar terenin. Duke treguar me detaje se një shtetas Italian dhe shqiptar e kishin kontraktuar në Milano, për të kryer transport droge nga Shqipëria me avion. Ai i ka thënë hetuesve se grupi kriminal, i kishte treguar hartën dhe kordinatat e vendit ku do të ateroi në zonën e Ishmit. Duke i dorëzuar prokurorëve vec materialet shkresore edhe numrat e telefonit të personave në fjalë dhe emrat me të cilët ata janë prezantuar. Piloti 69 vjeçar ka treguar se kishte ardh për të provuar pistën dhe më pas do të vinte përsëri në Shqipëri në fund të muajt për të kryer 200 kg e para të transportit të drogës. Hetuesit po tregohen mjaft të rezervuar për detajet e dëshmisë së italianit, I cili ka rrëfyer edhe shumën e parave se sa do të merrte për çdo kg të transportuar me avionin e vogël. Mësohet gjithashtu se prokuroria ka kërkuar ndihmë nga INTERFORCA italiane për identifikimin e personave kontraktues në Itali. Zyrtrisht pilotit Italian I është komunikuar akuza e “shkelje të rregullave të hapësirës ajrore” dhe “kalim të paligjshëm të kufirit”, vepra për të cilatr do të hetohet në gjendje të lirë. Sipas prokurorisë, ai dyshohet edhe për veprën penale të trafikut të drogës të mbetur në tentativë, vepër kjo që po punohet për ta dokumentuar nga prokurori I krimeve të rënda Përparim Kulluri.
Nga ana tjetër, janë shoqëruar edhe pronarët e tokës, të cilët kanë mohuar se janë ata ndërtuesit e pistës në fshatin Gotull të Ishmit. Ata kanë treguar personin që ia kishte marr me qera, I cili është shoqëruar në orët e vona të mbrëmjes së enjte. Emri I tij nuk bëhet I ditur, por që ka prnauar se pistën e kishte ndërtuar jo për të ulur avion por për gara kuajsh. Kjo alibi po verifikohet nga prokuroria, për të parë nëse personat në itali që kanë kontraktuar pilotin Italian kanë lidhje me pronarët dhe qeramarrësin e tokës.
Ndërkohë gjatë kontrollit të avionit, policia dhe prokuroia nuk kanë gjetur ndonjë gjurmë të lëndëve narkotike.

Aktualitet

Archives