Gjukanoviç: Kosova, prej kohësh betejë e humbur për Serbinë

Për kryeministrin malazez, Milo Gjukanoviç, Serbia e ka humbur prej kohësh betejën për Kosovën dhe Beogradi nuk duhet të humbë, pikërisht për këtë shkak, mundësinë për zhvillim që i paraqiten.

Në një intervistë me transmetuesin privat serb, B92, Gjukanoviç konfirmon se ia ka paraqitur qëndrimin e tij edhe lidershipit aktual serb edhe atij të mëparshmit.

”Përshtypja ime është që Beogradi nuk ka qenë i përgatitur për të zgjidhur një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës”, thekson Gjukanoviç.

”Njohja nga ana jonë e shtetit të Kosovës nuk do të thotë qëndrim negativ ndaj Serbisë”, thekson kryemnistri malazez.

Aktualitet

Archives