Hetimi për lobimin, Basha në Prokurori: PD nuk ka shkelur ligjin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur sot në Prokurorinë e Tiranës për të dëshmuar lidhur me aktet e ardhura nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nga Autoriteti i Drejtësisë së Skocisë lidhur me hetimet për lobimin e Partisë Demokratike.

Pas daljes nga prokuroria, Basha deklaroi për mediet se “hetimi i hapur bëhet mbi bazë e nenit 190 për çështjen e plotësimit e formularëve të deklarimit në KQZ. Dy letër porositë e ardhur nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia vërtetojnë se PD nuk ka shkelur ligjin”.

Ai tha se  tha se “çështja që po hetohet me kërkesë të Partisë Demokratike është nëse këto formularë janë mbushur apo jo siç duhet. Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim sa herë i duhet për nevoja politike”.

Po ashtu, Basha thekson se dy letër porositë e ardhur nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia vërtetojnë se PD nuk ka shkelur ligjin.

“Ka një vit e gjysëm që ka nisur ky hetim. Ka më shumë se gjashtë muaj që kanë ardhur përgjigjet nga SHBA dhe Britania e Madhe, nga Skocia të cilat vërtetojnë se as PD dhe asnjë drejtues i PD-së nuk ka shkelur asnjë ligj, as në Shqipëri as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe as në Britaninë e Madhe”, tha ai.

Gjithashtu, Basha i kërkoi prokurorisë të bëjë publike letër porositë.“Ndaj i kemi kërkuar Prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, tha ai. ata

Aktualitet

Archives