Turqia bën thirrje të respektohen rezolutat e OKB-së për Kudsin

Autoritetet e Republikës së Turqisë kanë kundërshtuar dhe kanë shprehur shqetësim për paralajmërimet e krerëve të disa vendeve për zhvendosjen e ambasadave nga Tel Avivi në Kuds, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zhvendosja e ambasadës nga Tel Avivi në Kuds ishte një nga temat e takimit vjetor të Komitetit amerikano-izraelit (AIPAC) të mbajtur dje.

“Jemi të shqetësuar nga deklaratat e papërgjegjshme të krerëve të disa vendeve të caktuara në konferencën në Washington”, ka thënë në kumtesë zëdhënësi i Minsitrisë së Jashtme turke, Hami Aksoy.

Aksoy theksoi se zhvendosja e ambasadës në Kuds paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

“Komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara qartazi kanë hedhur poshtë aneksimin e Kudsit”, tha Aksoy dhe shtoi se edhe në rezolutat e OKB-së qartazi theksohet se çështja e Lindje së Mesme mund të zgjidhet vetëm me themelimin e shtetit të pavarur palestinez në kufijtë e vitit 1967 me Kudsin Lindor si kryeqytet.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen rezolutave të OKB-së për Kudsin dhe të respektojnë statusin e tij ligjor dhe historik.

Në fund të vitit të kaluar presidenti i SHBA-së Donald Trump njohu Kudsin si kryeqytet të Izraelit dhe më pas zhvendosi ambasandën amerikane nga Tel Avivi.

Aktualitet

Archives