“Laipcigu lexon”, Shqipëria sërish pjesë e panairit të librit

Nën moton “Lajpcigu lexon“ ka hapur dyert Panairi i Librit në Lajpcig. Kosova prezantohet për herë të parë si shtet, kurse Shqipëria kërkon të zgjerojë më shumë kufijtë letrarë drejt perëndimit.

Shqipëria në Lajpcig – ndërkohë është kthyer në traditë. Në bashkëpunim me rrjetin gjerman të përkthimit “Traduki”, autorët shqiptarë ka vite që jo vetëm prezantojnë veprat e tyre, shkëmbejnë e krijojnë kontakte të reja, ata marrin pjesë edhe në debatin kulturor ballkanik në podiumet e organizuara posaҫërisht për këtë në stendën e “Tradukit”.

Këtë vit Ministria e Kulturës kishte sjellë dy autorë të rinj, Saimir Muzhakën dhe Lisandri Kolën që të ishin pjesë e diskutimit në Lajpcig. Fokusi këtë vit ishte drejtuar tek autorët e nderuar me ҫmime, portrete në përmasa të mëdha të këtyre autorëve kishin përkufizuar stendën e Shqipërisë.

Pranvera është stina e librit në Lajpcig. 82.000 vizitorë brenda dy ditësh, 2500 botues dhe më shumë se 3.600 autorë. Me këto shifra mund të mburret Panairi i Lajpcigut (Leipziger Buchmesse), festa e dytë më e madhe e librit në Gjermani. Ditët e panairit (21-24 Mars) nuk janë vetëm ditë të takimeve të botuesve apo nënshkrime kontratash. Panairi i Lajpcigut njihet si një pikëtakim i rëndësishëm i autorëve me lexuesit. Nën moton „Lajpcigu lexon” organizohen qindra lexime autoriale dhe diskutime të drejtpërdrejta të autorëve me lexuesit e tyre.

Aktualitet

Archives