Helmimi i gjimnazistëve/ Policia e Fierit: U hodh spraj piperi nga një nxënës

 Disa nxënës të gjimnazit “Janaq Kilica” në qytetin e Fierit janë dërguar në spital për shkak të disa problemeve me frymëmarrjen dhe në lëkurë.

Sipas Policisë së Fierit, dyshohet se në shkollë është hedhur spraj piperi, që shkakton këto simptoma.

Në një njoftim për mediat polica thekson se ka nisur një hetim për rastin në fjalë.

“Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur spraj piperi nga një nxënës i kësaj shkolle. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet  për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”,- njofton Policia e Fierit. ATA

Aktualitet

Archives