Reforma, Opozita: Propozime teknike për goditjen e krimit zgjedhor

“Propozuam një sërë masash që synojnë rritjen e standardeve të zgjedhjeve”, tha sot Përfaqësuesi i PD-së Oerd Bylykbashi, pas takimit të tryezës për Reformën Zgjedhore.

Në një prononcim për mediet, Bylykbashi tha se “kemi bërë propozime teknike të cilat synojnë largimin e krimit nga politika, goditjen e krimit zgjedhor pa vonesë dhe në mënyrë efektive, garantimin e lirisë, sekretit të votës, zhdukjen e manipulimin e të gjitha manipulimeve nga votimi në numërim, financimin e partive që është i shkëputur nga nga krimi dhe një sërë masash te tjera që synojnë rritjen e standardeve të zgjedhjeve”

Po ashtu, Bylykbashi tha se “përtej kësaj ajo që bëri të qartë opozita nuk pranon as një lloj reformë zgjedhore që është vetëm që është për të shënuar faqen dhe për të thënë se e kryem këtë gjë. Ajo që u duhet shqiptarëve është një reformë zgjedhore që u garanton ata nga vullneti i kryeministri grabitqar”.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili tha se “opozita ka vullnet të palëkundur dhe kompromis zero përsa i përket lojërave më shtyrjen e afatit të negociuar dhe të rënë dakord me 14 janar”.

“15 marsi është një vijë ndarëse mes vullneti për ta kryer reformën apo vullneti për ta shtyrë për shkak të interesave dhe ditës së mazhorancës e cila krizën e saj shumë të rëndë politike, krizën e përfaqësimit, krizën ekonomike përpiqet ta  me instrumente të tillë si mbajtjen peng të Reformës Zgjedhore”, tha ai

Gjithashtu, Bashkëkryetarja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Rudina Handari tha se “Reforma Zgjedhore duhet të jetë një reformë që mbikëqyret nga ndërkombëtarë, siç po vijon ata të bëjnë, ashtu dhe një reformë që do të ndryshojë realitetin në Shqipëri. T’u japim pra shqiptarëve mundësin për të votuar, t’i kthejmë parlamenti sovranitetin ti rikthejmë besimin tek vota”. ATA

Aktualitet

Archives