Hedhja e sendeve nga makina, Gjobë deri 100 mijë lekë

Gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri të ditur se vendosja e kësaj mase ka nisur të zbatohet.

Njëkohësisht, ministrja Kumbaro informoi mbi masat që merr çdo qytetar që konstatohet duke hedhur sende nga makina e tyre.

“Më në fund filluam të zbatojmë disa gjoba që i kemi pasur në ligj, por nuk na falet pse s’i kemi zbatuar… Duhet thënë në fakt, se gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren. Në total për këto shkelje, B.K, është gjobitur me 110 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 6 muaj, si edhe i janë hequr 8 pikë”, informoi ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Aktualitet

Archives