Shqiperi: 947 të infektuar dhe dy humbje jete nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 947 qytetarë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 424 qytetarë në Tiranë, 70 në Durrës, 53 në Fier, 45 në Shkodër, 35 në Vlorë, 27 në Sarandë, 24 në Lushnjë, 22 në Patos, 21 në Lezhë, nga 19 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 18 në Krujë, 17 në Berat, 15 në Kavajë, 13 në Gjirokastër, 12 në Divjakë, 11 në Himarë, nga 7 qytetarë në Vorë, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Vau i Dejës, Përmet, Korçë, nga 5 qytetarë në Shijak, Poliçan, Gramsh, nga 4 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Belsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Mat, Roskovec, Dibër, Selenicë, Delvinë, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Rrogozhinë, Pogradec, Devoll, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Tropojë, Bulqizë, Konispol, Kolonjë.

Po ashtu, janë 4777 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 26 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov-2: një qytetar nga Lezha 52 vjeç, një qytetar nga Berati 74 vjeç.

Gjithashtu, janë shëruar 403 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,473 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.

Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

“Vaksinat anti-COVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga COVID-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë, ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.

Statistika (6 korrik 2022)

Raste të reja ditore 947

Të shëruar në 24 orë 403

Të shtruar në spitale 26

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 2103

Testime totale 1,858,859

Raste pozitive 284,758

Raste të shëruara 276,473

Raste aktive 4,777

Humbje jete 3,508

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,027

Fier 379

Durrës 279

Vlorë 252

Shkodër 250

Berat 134

Lezhë 129

Gjirokastër 119

Elbasan 104

Korçë 58

Dibër 34

Kukës 12

ata

Aktualitet

Archives