Anri Kashiku “Dëshmor i Atdheut”

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi deklaroi sot se firmosi vendimin për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut”, Anri Kashikut.

Peleshi thekson se “në shenjë mirënjohje dhe respekti të thellë për sakrificën e tij sublime në përpjekje për të shpëtuar dy jetë, firmosa sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Ardheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Anri Kashikut”.

Peleshi vlerëson aktin heroik të Anri Kashikut për të mbrojtur jetë të tjera, si dhe i shpreh ngushëllime familjes.

“Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit. I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta”, shprehet Peleshi në reagimin e tij në rrjetet sociale.ata

Aktualitet

Archives