Federata kineze pezullon të gjitha ndeshjet e vitit 2020, shkak koronavirusi

Koronavirus vazhdon të ndikojë në botën e sportit, pas shtyrjes së kampionatit Botëror të Atletikës (në sallë), ekipi kombëtar i femrave në futboll është në karantinë në një hotel.
Frika nga infektimi nga ky virus ka bërë që të ndalohen shumë aktivitete sportive, duke filluar nga moto-sportet e deri te ski-ja.

Tashmë ka ardhur dhe radha e futbollit që të ndalet.

Federata Kineze e futbollit ka vendosur që për momentin të shtyjë të gjitha ndeshjet e planifikuara për vitin 2020, për shkak të epidemisë që po tmerron botën.

Aktualitet

Archives