Rrezikojmë të mos paguajmë dot pensionet

Gazetari Bardhi Sejdarasi nga emisioni “Ekopolitikë” në RTV Ora, ka ngritur shqetësimin se largimi i njerëzve nga Shqipëria do ndikojë edhe te pensionet.

Ai u shpreh se nëse largohen njerëzit, me çfarë do të vazhdohet të punohet.

Po ashtu ai ka vënë theksin te skema e pensioneve, duke sjellë në vëmendje raportin  1 me 1.4, të atyre që marrin pension dhe atyre që kontribuojnë.

Kjo, sipas Sejdarasit, mund të rezultojë në një rrezik potencial për të mos paguar dot pensionet si pasojë e mungesë së fuqisë punëtore./ora news.tv/

Aktualitet

Archives