Epidemiologia Daja apel qytetarëve: Mbani maskën, edhe ata që e kanë kaluar koronavirusin/rrezikohen nga riinfektimi

Rovena Daja, epidemiologe pranë Institutit të Shëndetit Publik tha se edhe ata që kanë kaluar COVID-19 duhet të përdorin maskën, pasi ekziston rreziku i riinfektimit.

Gjatë një interviste televizive Daja u shpreh se, “maska është barrierë mbrojtëse si nga persona që e kanë kaluar Covidin, si nga ata që e kanë me dokument që e kanë kaluar dhe kanë qenë pozitivë dhe janë negativizuar, dhe personat që nuk e kanë kaluar. Kjo sepse është barrierë mbrojtëse jo vetëm ndaj Covidit, por edhe ndaj të gjithë infeksioneve të tjera virale që mund të qarkullojnë momentalisht në Shqipëri. Prandaj më mirë është që edhe personat që e kanë kaluar Covidin të vazhdojnë ta përdorin, sepse ato nuk janë vaksinuar ndaj viruseve të tjera. Mbi të gjitha urdhri i qeverisë është që maska mbrojtëse duhet përdorur nga të gjithë, nga ata që kanë kaluar dhe jo Covidin dhe ky është një vendim që nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjitha vendet e tjera të Europës’’.

“Ata duhet ta përdorin, sepse ne kemi patur edhe raste riinfektimesh jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Europën. Këto raste janë të pakta, megjithatë maska duhet përdorur edhe nga ata të cilët e kanë kaluar, sepse në momenti që ata mund të riinfektohen, varet sesi mund të jetë reagimi i organizmit të tyre në momentin e riinfektimit. Mund të jesh i ri dhe në momentin që infektohesh mund të jesh në gjendje të rëndë, kemi patur edhe raste fatale. Prandaj, meqenëse jemi në një situatë pandemie, jo në një situatë normale themi që maska duhet përdorur, është i vetmi mjet mbrojtës që kemi, higjiena personale dhe maska. Nuk na kushton asgjë ta përdorim maskën’’, tha epidemiologia Daja.ata

Aktualitet

Archives