Protestë e dhunshme në Shkodër/Sulmohet selia i PS-së si dhe i vihet zjarri

Në Shkodër, protesta në ditën e katërt pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha ka precipituar në dhunë.

Disa të rinj e nisën protestën në qendër të qytetit verior dhe më pas në mënyrë krejt të befasishme sulmuan selinë e PS-së në Shkodër duke thyer xhamat, shqyer me dhunë dyert dhe bastisur çdo gjë që ishte brenda.

Protestuesit shkatërruan bazën materiale, duke nxjerrë orenditë dhe dokumentet që ndodheshin brenda selisë së PS dhe i dogjën në mënyrë demonstrative para godinës.

Punonjës të Policisë dhe FNSH ndërhynë duke  vendosur një barrikadë dhe përdorur gaz lotsjellës për largimin  e protestuesve që dogjën dhe shkatërruan gjithçka u doli para.

Gjithashtu, protestuesit u kanë vënë flakën tabelave të reklamave në rrugë, pasi i kanë thyer e shkatërruar më pare, ndërsa u kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave. ata

Aktualitet

Archives