Burg për ish-shoferin e Konsullatës së Kosovës në SHBA

Albert Veliu, ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në New York, është dënuar me 9 vjet burgim.

Veliu u dënua nga Gjykata Federale e Brooklyn të enjten, për trafikim me armë dhe pastrim parash.

Siç raporton New York Daily News, 37 vjeçari shqiptar ishte kapur në vitin 2017, pasi kishte organizuar shitjen e armëve AK-47, monicion si dhe pastrim parash, rreth 800 mijë dollarë amerikan.

Ai pasi doli para gjykatës tha se është penduar për veprimet e tij.

“Kam shumë turp. Është një vendim për të cilin do të pendohem për pjesën tjetër të ditëve të mia”, tha Veliu para gjykatës.

Sipas gjykatës puna e Veliut në konsullatë dhe siguria e dobët e aeroportit i kishte dhënë hapësirë atij të bënte kontrabandë me lehtësi.

Aktualitet

Archives