Një lokal në Lezhë: vijonte aktivitetin e lojërave të fatit

Një lokal në ishull të Shëngjinit vijonte aktivitetin e lojërave të fatit, ndonëse është ndaluar me ligj.

Si pasojë, u arrestua 37-vjeçari me iniciale E.P., banues në Lezhë dhe është shpallur në kërkim A.N. 37 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin.

Ata akuzohen për ushtrimin e aktitvitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.

Pas kontrollit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 20 kompjutera në ambjentet e lokalit në Ishull, Shëngjin që përdoreshin për të vënë lloto.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Lezhës për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Aktualitet

Archives