Asetet e krimit/ Në 9 muaj u sekuestruan 41.9 milionë euro më shumë se në 2018

 Vetëm në 9 muajt e parë të 2019, Policia e Shtetit ka sekuestruar 41.9 milionë euro më shumë se në 2018, asete me burime nga krimi.

Shifrat i publikoi sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili u ndal te statistikat e aseteve të sekuestruara në 9 muajt e parë të 2019, krahasuar me 1 vit më parë. “E gjitha vazhdon…”, tha Lleshaj.

Sipas ministrit, nga asetet me burim kriminal në vitin 2018 u sekuestruan 30.2 milionë euro, ndërsa në muajt e parë të 2019 rezultojnë 72.1 milionë euro të sekuestruara. ata

Aktualitet

Archives