Gjermani: Sulm ndaj një xhamie

Gjatë natës së kaluar në xhaminë Eving Ulu në Dortmund të Gjermanisë është hedhur koktej molotovi, raporton Anadolu Agency (AA).

Në zjarrin e vogël në objektin fetar nuk ka të lënduar.

Janë thyer edhe dritaret e një hapësire brenda xhamisë.

Zjarri është fikur para se të përhapet me çka u parandalua tragjedia eventuale. Disa burime dyshojnë se prapa sulmit mund të qëndrojnë ithtarë të organizatave terroriste ose djathtistë ekstrem.

Pjesëtarët e policisë analizojnë fotografitë dhe video-pamjet ndërsa me hetimin do të vërtetohen më shumë detaje.

Aktualitet

Archives