Shpronësim me 270 lek për m2, Banorët e Bërdicës, Shkodër: Është qesharake!

Gati një vit nga afati kur duhet të kishte përfunduar, Rruga Shkodër – Velipojë ka mbetur peng e shpronësimeve. Ministria e Infrastrukturës ka caktuar vlerën 270 lek për m2, çka sipas banorëve të Bërdicës është qesharake. Ndaj ata thonë se nuk do të lejojnë punimet në rrugë pa marrë kompensimin për tokën që u zë rruga.

Do të duhej të kishte përfunduar në dhjetorin e 2018-es, por ende edhe sot kur po prekim fundvitin e 2019-es, rruga Shkoder – Velipojë nuk është gati.

Peng i përmbylljes së investimit janë 4 kilometra rrugë në fshatin Berdicë, pasi banorët e prekur nga projekti kundërshtojnë vlerën e shpronësimit.

Pas dy viteve zvarritje, disa ditë më parë ministria e Infrastrukturës ka miratuar shpronësimin e 52.258 metrave katror arë.

Por banorët e quajnë qesharak vlerën prej 270 leke për metër katror, ndërsa shtojnë se ka edhe pasaktësi në përllogaritje.

“Çmim është çmim qesharak”

Mes tyre ka edhe fermerë që toka u është marrë për ndërtimin e rrugës, por emri për kompensim nuk u figuron askund.

“Unë e kam blerë tokën 30 mln euro, ky ma vlerëson 2 milionë e 700 mijë dylymin”

Bilal Alia, i ngarkuar nga fermerët për ta trajtuar me institucionet shqetësimin e tyre, thotë se ata nuk do të njohin asnjë veprim nësë nuk marrin zgjidhje.

“Nuk duron më ky popull”

Banorët e Bërdicës deklarojnë se nuk do të lejojnë të rifillojnë punimet për përfundimin e këtij segmenti, pa u sqaruar përfundimisht gjithçka ka të bëjë me tokën që u ka zënë traseja e rrugës së re. oranews.tv

Aktualitet

Archives