Ambasadorja e re e SHBA-së Yuri Kim, mbërrin në Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka mbërritur në Shqipëri.

Pas betimit javë më parë në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbërriti në Shqipëri shefja e re e diplomacisë së Uashingtonit

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim u prit nga stafi i ambasadës në aeroportin e Rinasit.

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim është e treta ambasadore femër, pas Mariza Linos dhe Marcie Ries

Yuri Kim u betua më 9 janar si ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit.

Ambasadorja Yuri Kim ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Europës Jugore, ka qenë drejtore e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, shefe e Stafit për zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Europiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Aktualitet

Archives