Aeroportet e reja, konkurrenca do të ulë çmimin e biletave e do përmirësojë shërbimin

 Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, u shpreh se strategjia e qeverisë për zhvillimin e aeroporteve në vendin tonë do të rrisë cilësinë e shërbimeve dhe do të ndikojë drejtëpërdrejt në uljen e çmimit të biletave.

“Aeroporti i Kuksit do të dorëzohet brenda një periudhe 24 muaj dhe do të jetë aeroporti i parë që do të konkurrrojë aeroportin e Tiranës” – tha Balluku në një intervistë televizive ndërsa shtoi se, me vënien në fuksionim të tij, do të shihet menjëherë si do të ndryshojnë çmimet dhe cilësia e shërbimit edhe në aeroportin TIA.

Konkurrenca, tha ajo, do të vendosë TIA-n në kushtet për të ulur çmimet dhe të përmirësojë shërbimet.

Duke u ndalur në investimin në aeroportin e Vlorës, Balluku theksoi se, “aeroporti i Vlorës është projekti më agresiv i qeverisë që do të ndryshojë rezultatet për sa i përket strategjisë tonë të zhvillimit të turizmit”.

“Aeroporti i Vlorës është porta e hapur për të aksesuar jugun e vendit dhe në kompleksitet  me të gjitha projektet e tjera që po zhvillohen, do të jetë ndryshimi total i zhvillimit të jugut dhe i të gjithë vendit” – tha ministrja Balluku.

Balluku shpjegoi se ndërtimi i aeroporteve kërkon një kohë prej 4 deri 6 vjet, por duke qenë se aeroporti i Vlorës është një aeroport ekzistues por që kërkon investime, zgjerim në të dy anët e tij dhe ngritjen e një terminali, afati rekord që ne parashikojmë është një periudhë 3 vjeçare e ndërtimit. ata

Aktualitet

Archives