Varësia nga lojërat elektronike, “sëmundje psikike”

Organizatat më të mëdha të lojërave elektoronike po i kërkojnë Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që ta tërheqin vendimin për ta përfshirë varësinë nga lojërat e tyre si një “sëmundje psikike”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Entertainment Softëare Association (ESA).

OBSH-ja ka njohur zyrtarisht varësinë nga lojërat elektronike si sëmundje, në edicionin e 11-të të Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve.

Tani, ESA dhe disa organizata tjera të lojërave elektronike kanë dhënë deklarata me pretendimet se “duhen më shumë evidenca për ta klasifikuar varësinë nga loja si një sëmundje psikike”.

Ndërkohë, OBSH-ja mbron argumentin suke thënë se klasifikimi është bërë në bazë të hulumtimeve sistematike nga ekspertët e fushës.

Industria e lojërave elektronike është prej industrive që po pasurohen më së shpejti. Ajo është tejet e përhapur nëpër Evropë, SHBA, Kanada, Australi, Zelandë e Re, Kore e Veriut dhe Brazil. /tesheshi.com/

Aktualitet

Archives