340 mijë shpendë të ngordhur dhe 120 mijë të infektuar po eleminohen në Shqipëri

Zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçaj deklaroi sot se janë 340 mijë shpendë të ngordhur dhe 120 mijë të tjerë të infektuar që do të eliminohen dhe do të dezinfektohen kapanonet.

Gjatë një konference për mediet, Gjerçaj siguroi se nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët.

”Vijon procesi i eleminimit të shpendëve të sëmurë e asgjësimi i tyre në njësitë e konfirmuara të prodhimit nga laboratori i referencës ISUV për prani të influencës aviare. Deri tani kanë ngordhur rreth 340 mijë (338426) shpendë. Procesi i groposjes vazhdon me ritme të shpejta brenda rregullave dhe konform legjislacionit në fuqi. Procesi është dinamik dhe lëviz në varësi të rasteve të reja. Gjithashtu, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i 120 mijë shpendëve të cilët ndodhen në të njëjtat kapanone dhe bateri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm duke ndjekur planin e kontigjencës”, tha zv/ministrja Gjeçi.

Sipas saj, aktualisht po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës, si dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët.

“Vijon monitorimi i terrenit në të gjithë Shqipërinë si në pikat e inspektimit kufitar, në bazë të planit të kontigjencës, ashtu edhe në përmbushje të mobilizimit për monitorim dhe kontroll për garantimin e sigurisë ushqimore për produktet e nxjera në treg. Shërbimi veterinar rajonal është prezent çdo ditë në komplekse duke mbikqyrur në mënyrë rigoroze zbatimin e masave të biosigurisë dhe dizinnfektimin e mjeteve të transportit. Shërbimi veterinar po kryen dhe survejance sindromike në të gjithë fermat që mbarështojnë shpendë si dhe po marrin kampione në të gjithë kapanonet e subjektit për të vërtetuar praninë ose mungesën e sëmundjeve”, informoi zv/ministrja.

Gjeçi theksoi se fermat që konstatojnë problematika për shpendë të ngordhur në fermë, veçse duhet të bëjnë karantinim të menjëhershëm për shmangie përhapjeje, duhet të kontaktojnë Shërbimin Veterinar nëpërmjet numrit të gjelbër 0800 3366.

“Jemi në gatishmëri dhe bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është në terren me një plan veprimi të fokusuar tek shpendaria në njësitë tregtare dhe gjithë zinxhirin ushqimor për të garantuar gjithë produktet dhe nënproduktet me origjinë shpendore”, shtoi zv/ministrja.

Sipas saj, është bërë edhe tërheqja e të gjitha partive të vezëve nga tregu për t’i dhënë 100 % siguri konsumatorëve.

Zv/ministrja Gjeci deklaroi se përveç pulave të ngordhur anë Durrës si edhe pelikanit kaçurrel në Prespë, nuk ka vatra të tjera të raportuara me gripin e shpendit.

“Kemi një rast të konfirmuar të pelikanit në zonën e Prespës, pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut, po te pelikanët, Sapo kemi marrë njoftimin, filloi në zbatim plani i kontigjencës, monitorimi dhe krehja e zonës, Në monitorim u identifikua një pelikan i ngordhur dhe rezultoi pozitiv. Nuk kemi vatra të tjera, po vijojmë monitorimin, rastet e dyshimta vijnë në ISUV. Deri tani jemi në terren, duke monitoruar, në të gjithë vendin dhe rezultatet raportojnë që nuk kemi raste të evidentuara”, tha ajo.

ata

Aktualitet

Archives