Balluku: Garantojmë furnizimin pa ndërprerje të energjisë për qytetarët e Shqipërisë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku garantoi sot furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë qytetarët.

“Ne garantojmë dhe themi pa dyshim se energjia nuk do të mungojë. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e shtuara për shkak të importit për familjarët, biznesin e vogël. Kemi mbrojtur edhe mbi 7 mijë bizneset e lidhura të tensionit të mesëm. Në këtë situatë kemi marrë angazhimin të vazhdojmë t’i mbështesim këto biznese”, tha Balluku gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë.

Ministrja vuri në dukje se menaxhimi nga KESH ka qenë persistent dhe është menaxhuar kaskada.

“Jemi treguar të kujdesshëm me blerjet nga importi duke qenë se ne e kemi bërë të ditur se kush janë çmimet me të cilat ne përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar për të importuar energji. Të dhënat tregojnë se kjo situatë po menaxhohet. E gjithë ndërmarrja është në gatishmëri për të kryer veprimet dhe aksionet që janë ngarkuar edhe me ndryshimin e skemës së funksionimit për shkak të emergjencës”, deklaroi ministrja. ata

Aktualitet

Archives